Kërkoi leje për ceremoninë e betimit si Kryetar Bashkie i Himarës, GJKKO rrëzon kërkesën e Fredi Belerit

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për ta lejuar që të dalë nga qelia për t’u betuar si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.
Beleri kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJKKO për ceremoninë e marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Himarës, zgjedhur në vendoret e 14 majit, por GJKKO e ka rrëzuar kërkesën e tij.
Beleri u arrestua më 12 maj, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët Belerit dhanë 40 mijë lekë për 8 vota.
Në zgjedhjet e 14 majit Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u shpall fitues në Bashkinë Himarë përballë Jorgo Goros me një diferencë prej 19 votash.
Teksa përballet me drejtësinë, e paqartë mbetet procedura se si Fredi Beleri do të kryejë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




