KESH: Siguri e plotë e digave, prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike

Ekonomi | 6 vite më parë
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) po monitoron situatën e reshjeve duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.
 
Kështu tha sot drejtori i KESH, Benet Beci, teksa publikoi të dhënat lidhur e monitorimit të tre HEC-eve mbi kaskadën e Drinit.
 
Situata në kaskadën e lumit Drin deri në orën 12.30; Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 288.41 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd ), Hec Koman 168.79 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd ), Hec Vau i Dejës 71.12 mmnd ( kuota max. 76 mmnd).
 
Prodhimi në të tre Hec-et është: Hec Fierzë, 3.900 MWh (ditor), Hec Koman, 11.900 MWh (ditor), Hec Vau i Dejës, 4.000 MWh (ditor).
Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
 
 Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 880 m3/s.  Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë : Hec Fierzë – 181 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.  Hec Koman – 623 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat. Hec Vau i Dejës – 410 m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.
 
KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme