Këshilli Bashkiak i Korçës, diskutohet programi buxhetor afatmesëm

Sociale | 2 vite më parë

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Korçës është diskutuar miratimi i fazës së parë të programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, si një instrument për prezantimin në mënyrë të integruar e disavjeçare të parashikimit të të ardhurave dhe burimeve financiare publike si dhe për planifikimin, menaxhimin dhe lëvrimin e shërbimeve publike.

Këshilltarët e opozitës kanë vënë në dukje shifrat tepër të larta të shpenzimeve korente dhe ato të personelit.

Risia e këtij viti është që programi buxhetor afatmesëm për herë të parë është punuar nëpërmjet sistemit të menaxhimit financiar, i cili është një sistem online i përgatitur nga Ministria e Financave dhe nga projekti i financave lokale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme