Këshilli i Sigurimit, Lavrov: Dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara mos të zbatohen në mënyrë selektive

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov (Sergey Lavrov) ka akuzuar vendet e perëndimit për zbatim selektiv të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, Lavrov u shpreh se në këto dispozita përfshihet edhe mosndërhyrja në çështjet e brendshme të shteteve, teksa shtoi se veprimet e SHBA dhe aleatëve të tyre, sipas tij, kanë treguar shkelje të vazhdueshme.

“Për fat të keq, pas Luftës së Ftohtë, Perëndimi vendosi në mënyrë të njëanshme se mund të vendoste fatet e të gjithë njerëzimit me kompleksin e epërsisë. Gjithnjë e më tepër i janë kthyer normave selektive, rast pas rasti dhe kjo ka çuar në tronditje të realitetit gjeopolitik dhe çeljen e vatrave të nxehta të konfliktit.

Federata Ruse vazhdon të këmbëngulë që të gjitha dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara të zbatohen e respektohen jo në mënyrë selektive, por në mënyrë të plotë. Kjo përfshinë parimin e sovranitetit të shteteve, mosndërhyrjes në çështjet e tyre të brendshme, respektimin e sovranitetit territorial dhe të drejtën e njerëzve për vetëvendosje. Veprimet e SHBA dhe aleatëve të tyre kanë treguar shkelje që prej rënies së ish-Bashkimit Sovjetik. Vendet satelite të SHBA, në mënyrë flagrante kanë ndërhyrë si dhe në Ukrainë”, u shpreh Lavrov.

Sipas tij, SHBA ka ndërhyrë edhe në Ukrainë, ku në vitet 2004-2005 është përpjekur për një kandidat pro-amerikan.

“Tema e takimit të sotëm propozuar nga kryesia shqiptare është mëse e përshtatshme për ne që të ndërtojmë kronologjinë e ngjarjeve, sidomos sa i përket parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në vitet 2004-2005, ka patur përpjekje për kandidat pro-amerikan duke detyruar Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës të miratojë një vendim të paligjshëm për diçka që ishte e padeklaruar në Kushtetutë, një raund të tretë zgjedhjesh dhe po ashtu një ndërhyrje shumë e hapur e çështjeve të brendshme u bë në këtë periudhë. Parimi i mosndërhyrjes në çështjet e brendshme u shkel ne mënyrë të përsëritur”, tha Lavrov.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme