Këshilli i Sigurimit/ Zelenski: Pushtimi i Rusisë, agresion kriminal. T’i hiqet e drejta e vetos në OKB

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski (o. Volodymyr Zelensky) ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku ka dënuar pushtimin nga Rusia, ndërsa nuk kurseu edhe kritikat ndaj OKB-së.
Pushtimin rus, Zelenski e quajti agresion kriminal dhe të paprovokuar, teksa tha se OKB mund të kishte bërë më shumë për të ndihmuar Kievin. Zelenski tha se Kombet e Bashkuara ndodhen në një bllokim për shkak të vetos së Rusisë.
Ai bëri thirrje për reformim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos.
“Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, ka shkaktuar 754 ditë vuajtjesh. Rusia ka vrarë dhjetëra mijëra nga njerëzit tanë. Shumica e njohin të vërtetën për këtë luftë. Është një agresion kriminal e i paprovokuar nga Rusia që kërkon të aneksojë territorin e burimet e Ukrainës. Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet dhe ndihma për Ukrainën me armatime në këtë luftë dhe duke ushtruar trysni mbi agresorin, është diçka që ka ndihmuar në mbrojtjen e këtij vendi. Ne duhet ta pranojmë se Kombet e Bashkuara e gjejnë veten në një situatë të bllokuar kur vjen fjala për agresionin. Kur vjen fjala për mbrojtjen e vendeve, po kërkohen aleanca të reja të cilat mund të reduktojnë numrin e problemeve, të cilat në këto mure përballen me retorike dhe jo zgjidhje reale. Jetët duhet të mbrohen në mënyrë të pa kompromentueshme.
Formula e paqes së Ukrainës është baza për të përditësuar arkitekturën ekzistuese në botë për të kthyer fuqinë e OKB dhe rregullin e mbështetur në rregullat ndërkombëtare. Aksioni i OKB mund ta kishte ndalur këtë agresion duke mos i dhënë privilegjin agresorit. Vetoja e agresorit e ka çuar në një situatë bllokimi OKB. Sistemi aktual i Kombeve të Bashkuara ju bën me më pak ndikim sesa pushteti i vetos që përdoret nga disa e keqpërdoret nga një i vetëm, Rusia. Pabarazia përmendet nga vende të ndryshme dhe është pabarazia që e bën joefektive Kombet e Bashkuara dhe më vjen keq që KS është sot platforma më e madhe dhe e dukshme e botës. E di që mund të bëni më shumë. Megjithatë, që kjo të ndodhë, projektet shumë vjeçare të Kombeve të Bashkuara, duhet të kthehen në një proces në vijimësi që reformon Kombet e Bashkuara. Kjo ka të bëjë dhe me përdorimin e vetos, kjo është ajo që kërkon reformim dhe kjo mund të jetë një reformë kyçe, mund t’i kthejë fuqinë Kombeve të Bashkuara,” u shpreh Zelenski.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



