Kikia: Policia sot nuk po i vë kapakun këtij kazani, siç ndodhte dikur

Aktualitet | 3 vite më parë

Analisti Mentor Kikia, në emisionin ‘3D’ në RTSH, ka vënë theksin në faktin se krimi është shtrirë gjatë në kohë dhe tregon partneritet të policisë me krimin.

“Nëse duhet të shkojmë te falja duhet të jetë një kor i tërë aty që duhet të kërkoj falje, inkriminimi është i shtrirë gjatë në kohë dhe dëshmon jo thjeshtë korruptimin e segmenteve të caktuara të policisë por shndërrimin e tyre në partner. Ky nuk është një vullnet i policisë. Nëse do të kërkojmë dorën e parë të  autorësisë nuk është as vullneti i prokurorisë por është vullneti i shërbimit francez. Një teknologji si SKY nuk mund të korruptohej apo të thyhej nga ana teknologjike nga autoritetet tona për të futur në thes gjithë këtë komunikim me mijëra sms dhe telefonatash por është një polici e mirë pajisur dhe teknologji shumë e avancuar e fjalës së fundit”, tha analisti Kikia.

Sipas tij, prokuroria apo policia nuk po i vë kapakun kazanit sepse autoritetet janë mësuar për të mbuluar dhe grisur dosjet.

“Merita e parë e madhe qoftë e prokurorisë apo edhe vet policisë është që nuk po përpiqet ti vërë kapakun këtij kazani sepse jemi mësuar edhe me të tilla sjellje nga ana e autoriteteve tona për të fshehur apo për të mbuluar njëri tjetrin kanë grisur dosjet”, u shpreh Kikia.

Kikia: Janë prekur të paprekshmit e krimit. Policia i hapte rrugën “të fortëve”

Gjatë emisionit “3D”, analisti Mentor Kikia theksoi gjithashtu se janë prekur të paprekshmit e krimit ndërsa policia i hapte rrugën krimineleve. Kikia theksoi se suksesi i këtij operacioni është mos funksionimi i mekanizmit të blerjes së informacionit në mënyrë që krimi të largohej nga Shqipëria.

“Është prekur e paprekshmja në botën e krimit, niveli i lartë i trafikut të drogës, këta që janë kapur sot policia bllokonte rrugën që të kalonin këto. Nuk ishin të panjohur për strukturat e policisë se këta janë përleshur me armë janë vrarë aty dhe përderisa askush nuk guxonte ti zinte emrin me gojë kjo ndodhte sepse nuk ishin prekur, kishin një lloj imuniteti që buronte nga fuqia e parasë që kishin dhe kishin blerë njerëz nga struktura e policisë dhe informonin.

Suksesi i parë i madh është që nuk ka funksionuar më mekanizmi i blerjes së informacionit që të largoheshin nga Shqipëria. Goditja e këtyre lloj rrjetesh çojnë në goditjen e tyre edhe në goditjen e rrjetit që kanë këta”, u shpreh Kikia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme