Kim takon Ballën dhe Rushaj: “Palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt”

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar një takim me krerët e grupeve parlamentare të dy partive kryesore, atë socialist Taulant Balla dhe atë demokrat Alfred Rushaj. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ambasadorja Kim ka falenderuar Ballën dhe Rrushajn për këtë takim ku kanë ndarë pikëpamjet respektive mbi prioritetet legjislative. “Është me rëndësi që palët ta trajtojnë njëra-tjetrën me respekt, të diskutojnë me ndershmëri mbi dallimet e tyre dhe të ngrihen mbi përkatësitë partiake atëherë kur është e mundur”, ka shkruar ambasadorja Kim në statusin e saj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




