Kimioterapia edhe në spitalin e Shkodrës, pacientëve u hiqet barra e udhëtimit drejt Tiranës

Në spitalin rajonal të Shkodrës është përmirësuar shërbimi për të sëmurët me sëmundje tumorale. Mjekimi me kimioterapi kryhet rregullisht në spitalin e Shkodrës duke u hequr të sëmurëve dhe familjarëve të tyre barrën e udhëtimit në Tiranë çdo 3 apo 4 javë.
Edhe për të sëmurët në fazë të avancuar të sëmundjeve tumorale prej disa vitesh funksionon edhe shërbimi i kujdesit paliativ duke lehtësuar dhimbjet e të sëmurëve dhe mundimin e familjarëve. Drejtori i Spitalit Senad Halluni thotë se nga 850 raste vitin e kaluar numri i pacientëve këtë vit është rritur në rreth 1100, por në asnjë moment ky shërbim kaq i domosdoshëm nuk ka munguar.
“Shërbimi i kimioterapisë funksion me kapacitet më të mirë të mundshëm. Numri i pacientëve është rritur shumë, por ajo që është edhe më e rëndësishme edhe numri i mjekëve që kujdesen për ta është rritur dhe nuk kemi lënë asnjë rast pa marrë shërbimin me kimioterapi”, tha drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Mjekët onkologë pranë spitalit rajonal konfirmojnë se furnizimi me të gjitha barnat e nevojshme është i sigurt, dhe pacientët nuk kanë më nevojë të shkojnë deri në Tiranë, pasi çdo gjë ju ofrohet brenda të gjithë standardeve në këtë spital.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




