Kina zhvillon për herë të parë pas pandemisë Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit

Kina zhvilloi ekspozitën e parë në botë në nivel kombëtar me temë importi pas së COVID-19.
Ekspozita arriti një vlerë rekord të kontraktuar prej 78.41 miliardë dollarësh amerikanë.
Mbi 3400 kompani dhe afro 410 000 vizitorë nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare, si dhe më shumë se 750 blerës në grup morën pjesë në ekspozitë.
Vendet pjesëmarrëse zhvilluan rreth 200 aktivitete ku u njohën me 442 produkte, teknologji dhe shërbime të reja.
Një sërë produktesh të teknologjisë së lartë u mirëpritën nga vizitorët dhe pritet të përshpejtojnë hyrjen e tyre në tregun kinez.
Gjatë ekspozitës për herë të parë u mbajt një turne i sipërmarrësve shumëkombësh, një veprimtari e posaçme për bisedimet mes kompanive të vogla dhe të mesme si dhe një aktivitet për tregtimin në terren të automjeteve.
Në konferencën e tregtisë dhe investimeve u mblodhën rreth 4 000 kompani, të cilat arritën në mënyrë fillestare 416 projekte bashkëpunimi.
Në këtë ekspozitë u organizuan gjithsej 96 ceremoni të nënshkrimeve kolektive të kontratave, me më shumë se 600 marrëveshje të firmosura.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




