Kinë, janë vaksinuar rreth 60 mijë vullnetarë kundër COVID-19

Pothuajse 60 mijë vullnetarë në Kinë janë vaksinuar deri tani kundër COVID-19 dhe asnjë nuk ka pasur efekte të rënda negative, tha të martën në një konferencë për shtyp Tian Baoguo, një zyrtar nga Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë. Ai tha për mediet se tani Kina ka zhvilluar një total prej 13 vaksinash që ndodhen në fazat klinike.
Midis tyre, katër vaksina kandidate për vektorë adenoviral dhe vaksina inaktive kanë hyrë në provat klinike të fazës së 3-të me vullnetarë në dhjetë vende.
Kina pritet të prodhojë deri në 610 milionë doza vaksinash COVID-19 deri në fund të këtij viti, tha Zheng Zhongwei, kreu i grupit kinez të zhvillimit të vaksinave, duke shtuar që prodhimi do të rritet vitin e ardhshëm.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




