Klopp pas humbjes me Fulham: Moment i komplikuar

Angli | 6 vite më parë

Vazhdon periudha e vështirë për skuadrën e Liverpool, e cila edhe në këtë javë të Premier League është mundur në shtëpi, 1-0 përballë Fulham. Trajneri i të kuqve, Jurgen  Klopp, pas humbjes, tha: “Sigurisht që nuk ishte një ndeshje e mirë për ne. Pësuam gol, nuk shënuam dhe humbëm. Asgjë nuk shkoi si duhet. Ne donim të bënim disa ndryshime në sistemin tonë të lojërave, dhe është e qartë se gjithmonë duhet kohë për t’u përshtatur me dinamikat e reja”.

“Dhe gjithçka bëhet shumë më e vështirë kur përballesh me një Fulham që është në një moment të mirë dhe luan mirë futboll. Ne ishim në gjendje të dilnim nga situata të caktuara të komplikuara sidomos kur Salah u tërhoq për të ndihmuar mesfushorët tanë. Ne kemi pasur disa mundësi për të hyrë në lojë, për të shënuar, por nuk i kemi shfrytëzuar ato. Pastaj pësuam gol kur padyshim që nuk e prisnim atë, dhe ishte vetëm disa minuta para fundit të pjesës së parë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme