Kodi Zgjedhor, Varheley sërish i sugjeron Ramës: Prit Venecian!

Politikë | 6 vite më parë

Komisionieri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varheley i ka kërkuar sërish brenda dy ditësh kryeministrit shqiptar Edi Rama të presë përgjigjen e Komisionit të Venecias, për Kodin Zgjedhor, para se parlamenti të rimiratojë ligjin për Kodin Zgjedhor. Sipas një postimi në Twitter, zoti Varheley thotë se do të ishte maturi pritja e kësaj përgjigjeje përpara se të bëhet rivotimi në parlament.
Një ditë më parë zoti Rama deklaroi se nuk do të tërhiqej nga rrëzimi i dekretit të presidenti Ilir Meta, për të cilin ai tha se është i angazhuar si një ekstremist kundër parlamentit shqiptar. “Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!” u shpreh të hënën kryeministri Rama. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme