Kolegji i Europës në Tiranë/ Gati hapja e rektoratit dhe ambienteve logjistike

Hapja e degës së Kolegjit të Europës në Tiranë pritet të ndodhë në tetor pikërisht siç u premtua dhjetorin e kaluar.
Liderët e BE-së dhe ata të rajonit, ndërsa do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për të parin Samit të Procesit të Berlinit, jashtë BE-së, do të shënojnë edhe mbajtjen e një premtimi brenda disa muajve, duke kujtuar me këtë fillimin e viteve 2000 kur dega e vetme e kolegjit pasuniversitar që përgatit liderët e BE-së u hap në Poloninë që tërhoqi gjithë bllokun e parë të lindjes për anëtarësim.
Një diplomë udhëheqësish europianë me emrin e Tiranës të certifikuar nga kolegji i Europës, së bashku me angazhimin e Federika Mogerinit, do ta kthejnë Shqipërinë edhe në referencë universitare për vendin e rajonin, mendon drejtuesi lëvizjes europiane në Shqipëri.
Televizioni publik ka mësuar vendin e selisë së parë logjistike të Kolegjit të Europës në ambientet e Piramidës, ndërkohë që një strukturë e plotë universitare do të ndërtohet nga e para nga vetë Bashkimi Europian.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




