Komisioneri Varhelyi takon Jorida Tabakun: Diskutuan hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

Politikë | 4 vite më parë

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varhelyi ka takuar deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe projektet për mbështetjen në zgjedhjet vendore të 14 Majit, ishte kryefjalë e bisedës me Tabakut dhe Varhelyit.

“Pas vizitës sime të javës së fundit në Shqipëri, u takova me Jorida Tabaku. E përgëzova për punën e saj të përkushtuar si Kryetare e Komisionit për Çështjet e BE-së dhe Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar për Integrim në BE. Diskutuan hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE Dhe projektet për të mbështetur Shqipërinë në ditën e zgjedhjeve”, shkruan Varhelyi në Twitter.

Deputetja demokrate ndodhet në Bruksel për mbledhjen e komisionit të jashtëm të PE, lidhur me raportin për Shqipërinë.

Po ashtu, Tabaku është takuar dhe me Presidentin e EPP, Manfred Weber, ku kanë biseduar për rolin e partive të djathta në rolin deçisiv në procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht, Shqipërisë.

“Falë mbështetjes, vizioni dhe orientimit të grupit të EPP vendi jonë ka mundur të avancojë në procesin e Integrimit Europian dhe kalojë sfidat. Nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Shqipërisë sonë është Europa dhe sot i sigurova gjithashtu Weber se ky është dhe orientimi i Partisë Demokratike”, tha Tabaku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme