Komisioni Hetimor më 18 maj seancë dëgjimore me presidentin Meta

Komisioni Hetimor Parlamentar vendosi që të martën që vjen, 18 maj, të thërrasë në seancë dëgjimore Presidentin e Republikës Ilir Meta, ndërsa lajmëroi se në datën 20 maj Komisioni do të ketë gati raportin përfundimtar hetimor.
Deputetët sipas statusit që u jep Kuvendi kanë dërguar shkresa në shumë institucione për të sjellë informacion zyrtar mbi veprimtarinë e presidentit gjatë kohës për të cilin ai po hetohet.
Mes institucioneve që do të sjellin informacion janë Bashkia Tiranë, SHISH, Policia e Shtetit dhe Autoriteti i Mediave që do të vërë në dispozicion pamje filmike të ngjarjeve ku është përfshirë presidenti Meta.
Kryetari i Komisionit Alket Hyseni bëri kujdes të deklaronte se Komisioni do të hetojë veprimtarinë dhe nuk do të bëjë gjykatën dhe do të punojë brenda mandatit që i ka caktuar kuvendi.
Mbledhja e ardhshme u vendos të mbahet në 14 maj, ditën e premte.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




