Komunizmi në Shqipëri/ Të huajt në Berat të interesuar për veprat e realizmit socialist

Sociale | 3 vite më parë

Historia e popullit shqiptar në vitet e komunizmit vazhdon të tërheqë interesin e të huajve.

Në Berat, turistët tërhiqen jo vetëm nga bukuria dhe vlerat antike të qytetit, por edhe nga krijimet artizanale dhe veprat antike që pasqyrojnë vitet e realizmit socialist në Shqipëri.

Engjëll Starova, një koleksionist i veprave të vjetra dhe antike, tregon se të huajt interesohen në këtë drejtim.

“Kanë një interes jashtëzakonisht të madh për realizmin socialist, për historikun e realizmit socialist, për kohën e komunizmit që kemi kaluar dhe çfarë ka përmbajtur e kemi pasur pasoja apo të mira nga komunizmi. Bëjnë pyetje dhe duan të dinë edhe historikun e çdo lloj vepre që kam këtu,” thotë Starova.

Starova shprehet se përveç veprave që i përkasin periudhës së komunizmit, ai grumbullon edhe punime me gdhendje në dru, punime qëndistarie, qilima të vjetër, punime të vjetra të dorës, kostume të hershme popullore etj.

Starova e ka mbajtur gjallë kulturën dhe traditën, duke e shndërruar dyqanin në një muze, ku pas çdo shitjeje të veprave mijëravjeçare ndjen keqardhje, pasi janë vepra që nuk mund t’i gjejë dot më.

Gazetar: Mario Merhori

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme