Konferenca e parë ndërqeveritare, KE do ta ripropozojë më 12 Maj

Politikë | 6 vite më parë

Diskutimet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian janë planifikuar të fillojnë më 12 maj. Burime zyrtare i thanë Televizionit Publik Shqiptar se Komisioni Europian ka kohë që e ka rekomanduar këtë, por pritet ta bëjë sërish me një dokuement të tipit nonpaper. Duke dalluar me formatin e rekomandimit që lidhej me një raport klasik, non paper sipas të njëjtave burime, nuk është surprizë për qendrimin e Komisionit Europian. Ai ka disa vite që e mbështet Shqipërinë, dhe tashmë disa muaj që këmbëngul se kushtet e Këshillit Europian të marsit 2020 janë plotësuar. Dokumenti non paper pasqyron edhe plotësimin e mëtejshëm të kushteve nga Shqipëria që nga raporti i fundit i Komisionit, sidomos atë të plotësimit dhe futjes në funksionim të gjykatave. 
Takimi i fundit kur vendet anëtare dështuan të çojnë përpara proceset e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, u deklaru si bilanc i pastër për Shqipërinë pasi për kuadrin e negociatave asnjë nga shtet anëtare nuk ngriti pretendime për Shqipërinë, siç ndodhi me Maqedoninë e Veriut, të kundërshtuar nga Bullgaria. Sinjalet e dhjetorit kur Gjermania nuk arriti të bëjë të kapërcyeshme mosmarrëveshjet Bullgari Maqedoni e Veriut, ishin që Shqipëria mund të vazhdonte procesin e ndarë. pak ditë para këtyre diskutimeve, Komisioneri Varhelyi e deklaroi këtë gjithashtu, duke paralajmëruar një vendim pozitiv për Shqipërinë, i kuptuar nga fakti se që vendi që ndahet nga procesi, pra Maqedonia e Veriut, është e bllokuar. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme