Konventa ILO 190, institucionet bëhen bashkë për të trajtuar rastet e dhunës dhe abuzimeve në punë

Sociale | 4 vite më parë

Përgjatë 30 viteve të fundit, legjislacioni që adreson marrëdhëniet në tregun e punës, ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, por, nga ana tjetër, një sërë sfidash të mëdha mbeten për t‘u trajtuar.

Shqipëria ka nje rekord jo të mirë, sa i përket llogari- kërkimit dhe ankimimit në dyert e institucioneve nga ana e punonjësve. Peshorja anon kryesisht tek punëmarrësit.

Së fundmi, Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, ka ndërmarrë disa nisma të rëndësishme në kuadër të Konventës 190, si nënshkrimi i Memorandumit të Bashkepunimit mes Komisionerit për Mbrojtjen Kundër Dhunës dhe Diskriminimit dhe Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Punës, me qëllim, nxitjen e punonjësve, për të adresuar në rrugë institucionale, rastet e abuzimit, kërcënimit, frikësimit dhe diskriminimit në ambientet e punës.

Memorandumi sjell risi në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve. Aspekt shumë delikat mbetet raportimi i rasteve të ngacmimeve seksuale në ambientet e punës, ku vlen të theksohet se numëri i personave të cilët raportojnë për ngacmime në vendin e punës vazhdon të jetë në shifra të papërfilleshme. 

Dhuna në punë, përveç që sjell abuzim me pushtetin, nënkupton edhe shkeljen e një sërë të drejtave të punës dhe të njeriut që janë themelore për mirëqenien dhe zhvillimin e individëve.

Fshehja, mosadresimi dhe mosndeshkimi i situatave të dhunës është mjaft negative për shoqërinë në përgjithësi, por edhe për kompanitë dhe institucionet e punës, pasi diskriminimi, padrejtësia dhe antivlerat ndikojnë në mirëqenien mendore dhe fizike të punëtorit dhe gjithashtu rëndojne ambientin e punës, duke ndikuar në performacën e kompanive.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme