Korça, e preferuara e shqiptarëve për pushimet brenda vendit

Sociale | 4 vite më parë

Korça duket se është e preferuara e qytetarëve shqiptarë që zgjedhin të pushojnë brenda vendit, Shqipërisë.

Të dhënat e INSTAT në anketën e turizmit “Pushime dhe Udhëtime” për vitin e kaluar tregojnë se qyteti juglindor i vendit është destinacioni kryesor në tremujorin e parë dhe të fundit të vitit. Durrësi nga ana tjetër është më i preferuari në tremujorin e dytë kurse Vlora në të tretin.

Në rubrikën “Pushime dhe kohë e lire “, vihet re se në tremujorin e parë destinacion kryesor i udhëtimeve ka qenë qarku i Korçës me 31,4%, ndërsa udhëtimet që kanë si destinacion kryesor qarkun e Durrësit kanë regjistruar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në tremujorin e dytë 24,0%, dhe për tremujorin e tretë është regjistruar si destinacion i preferuar qarku i Vlorës me 51,3%. Edhe në tremujorin e të katërt, udhëtimet me destinacion kryesor qarkun e Korçës kanë shënuar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në përkatësisht 52,1%.

Në vitin 2021, destinacionet më të preferuara të udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë të lire” për tremujorin e parë janë: Mali i Zi, Kosova, Turqia dhe Dubai.

Për tremujorin e dytë: Maqedonia e Veriut dhe Turqia  dhe në tremujorin e tretë: Greqia, Turqia dhe Mali i Zi dhe për tremujorin e katërt: Turqia dhe Kosova”, zbulohet në anketën e INSTAT.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme