Korça me qendër të re arti dhe inovacioni, drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e godinës

Sociale | 3 vite më parë

Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit, një projekt transformues për Korçën është tashmë drejt përfundimit. Një godinë bashkëkohore me ambiente multifunksionale që do ta kthejnë Korçën në një qendër të rëndësishme të teknologjive të informacionit.

Korça do të ketë së shpejti Galerinë e re të Arteve si dhe ambiente të tjera për artistët dhe artdashësit të cilat do të shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh.

“Ajo që ne duam dhe është ambicia jonë që në këtë hapësirë të artit dhe kulturës të kemi prezencën e shumë të rinjve që merren me art, të mos jenë ambiente të cilat janë të dedikuara por të jenë të gjithë kohën edhe të ketë një përdorim të këtyre godinave”, u shpreh kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

Një pjesë e godinës, do të shërbejë si një qendër trajnimi e pune për të rinjtë e pasionuar pas teknologjisë së informacionit.

Ky investim është në funksion të projektit ambicioz të bashkisë Korçë, që ka për qëllim afrimin e kompanive të njohura ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe ofrimin e mundësive më të mira të punësimit për të rinjtë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme