Kosova heq lejet e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë

Sociale | 5 vite më parë

Shqiptarët e Shqipërisë të cilët kanë leje qëndrim në Kosovë do të mund të punësohen deri në gjashtë muaj brenda një viti, pa pasur nevojë që të kërkojnë leje pune.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë së premtes ka miratuar vendimin për ndryshim të kritereve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka sqaruar se këta qytetarë kanë të drejtë të punësohen deri në tre muaj në çdo periudhë prej gjashtë muajsh brenda një viti.

Vendimin e ka mirëpritur Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili thotë se do të ketë ndikim pozitiv në rritjen e bashkëpunimit mes qytetarëve të të dyja vendeve.

Ambasadori Minxhozi thotë se si pasojë e barrierave, në Kosovë mund të punojnë vetëm afër 2 mijë qytetarë të Shqipërisë.

Heqja e lejeve të punës mund të ndihmojë në uljen e papunësisë veçanërisht në zonat kufitare mes dy vendeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme