Kovaçevski: Samiti i Berlinit, i rëndësishëm për rajonin! Qeveria shqiptare ndihmë për kthimin e ikonave

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, deklaroi se Procesi i Berlinit është mjaft i rëndësishëm për rajonin dhe për nismat e tjera që duhet të ndërmerren në vijim.

“Rruga evropiane nga e cila nuk heqim dorë as ne e as Shqipëria, është qëllim strategjik i të dyja shteteve.

Në këtë rrugë të integrimeve evropiane, ne si rajon marrim hapa për evropianizimin e shoqërive dhe arritjen e standardeve evropiane.

Një hap i këtillë ishte dhe procesi i Berlinit ku vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan 3 marrëveshje rajonale.

Në këtë samit që do mbahet në Tiranë, Shqipëria si kryesues dhe ai si kryeministër kanë mbështetjen tonë.

Ne e kishim atë rol në 2020 dhe të gjitha takimet u realizuan online.

Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, për rajonin, për nismat që duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me  energjitikën, ekonominë, digjitalizimin, infrastrukturën dhe mundësitë për investime.

Krahas nismave politike, ne si rajon na nevojiten përfitime të shpejta dhe  të nevojshme”, tha Kovaçevski.

Ai bëri me dije më tej se ikonat që u nxorën padrejtësisht në 2013 nga Maqedonia e Veriut, do t’i kthehen shtetin me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë.

“Te ne procedura ka përfunduar, ikonat që u nxorën padrejtësisht në 2013, për të cilat Kuvendi e ratifikoi marrëveshjen për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, do të kthehen në shtetin tonë me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë“, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme