KQZ përditëson të dhënat pas numërimit të 4105 qendrave të votimit nga 5225 të tilla në shkallë vendi, PS kryeson me 52.38%, ndjekur nga PD me 34.27%

Pak para mesnatës së të hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, pas numërimit të 4105 qendrave të votimit nga 5225 qendra votimi në mbarë vendin.
Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 563 686 vota, përkthyer në 52.38% të votave të vlefshme të numëruara deri tani.
Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 368 ,768 vota, që përbën 34.27% të totalit të deritanishëm.
Më pas renditen:
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 37,908 vota (3.52%)
Partia Socialdemokrate (PSD) me 37,626 vota (3.50%)
Partia Mundësia me 31,270 vota (2.91%)
Lëvizja Bashkë me 14,466 vota (1.34%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 13,698 vota (1.27%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 4,236 vota (0.39%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) me 2,045 vota (0.19%)
Lëvizja Atdheu (LA) me 1,610 vota (0.15%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) me 766 vota (0.07%)
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





