Kredia konsumatore, sa paguajmë?

Edhe pse ende nuk ka shifra zyrtare për kreditimin gjatë vitit 2021, të dhënat e disponueshme bëjnë fjalë për më shumë se 670 mijë persona që janë kredituar nga institucionet financiare jobankare. Numri total i kredive për vitin 2020 shënon rreth 180 mijë kredi. Në një ekonomi, siç është Shqipëria, ka ende shumë klientë që nuk mund të marrin dot kredi në bankë. Kjo për shkak të informalitetit, për shkak të problemeve shumë të mëdha me titujt e pronësisë dhe kolateralet, etj.
Po cila është kosto e këtyre kredive dhe sa duhet të paguajnë për bankat klientët që punojnë me paratë e mikrofinancave. Televizioni Shqiptar do t’i referohet një pakete kredish të një institucioni financiar jo banker, për të parë se cilat janë kostot e vërteta të shitjblerjes së parasë nga institucione të tilla.
Shikoni këtë tabelë:
Shuma e kredisë Norma e Interesit Afati i kredisë
5’000 – 30’000 Lekë 0 1 muaj
5’000 Lekë – 150’000 Lekë 0%-17% 24 muaj
5’000 Lekë – 250’000 Lekë 0%-15% 24 muaj
5’000 Lekë – 250’000 Lekë (përsëritës) 0%-16% 36 muaj
5’000 Lekë – 300’000 Lekë 15 % 36 muaj
5’000 Lekë – 400’000 Lekë 16 % 48 muaj
50’000 Lekë – 700’000 Lekë (kredi për makina) 16.9% 60 muaj
Kjo tabelë paraqet kreditë tipike që ofrohen në institucionet që përmendëm, normën e tyre të interesit dhe afatin e kredisë. Vini re shumat e kredisë dhe normat e interest.
Shuma e kredisë Komisioni i Administrimit Afati i kredisë
5’000 – 30’000 Lekë 0 1 muaj
5’000 Lekë – 150’000 Lekë 0.08% deri 1.6%në muaj 24 muaj
5’000 Lekë – 250’000 Lekë 0.08 deri 1.83% në muaj 24 muaj
5’000 Lekë – 250’000 Lekë (përsëritës) 0.08 deri 1.83% në muaj 36 muaj
5’000 Lekë – 300’000 Lekë 0.08% deri 1.6%në muaj 36 muaj
5’000 Lekë – 400’000 Lekë 0% deri 2%në muaj 48 muaj
50’000 Lekë – 700’000 Lekë (kredi për makina) 1.04%-1.48% në muaj 60 muaj
Vini re tabelën tjetër në vijim të saj:
Këtu pasqyrohen komisionet e administrimit të të njëjtave kredi, të cilat iu shtohen normave të interesit. Nuk përfundon këtu llogaritja e kostos së këtyre kredive. Do të llogarisim dhe kostot e procesimit të këtyre kredive: Ja cilat janë ato:
Lloji i kredisë Komisionet e procesimit
Kredi për klientë për herë të parë cash Komisioni: 0%
Kredi cash për klientë për herë të pare Komisioni: 5.9% – 32%
Kredi për klientë për herë të pare Komisioni: 6.2% – 21.1%
Kredi për klientë përseritës (egzistues) Komisioni: 5.9 % – 28%
Kredi për blerje produktesh në pika të autorizuara Komisioni: 6% -30%
Kredi për blerje produktesh në pika të autorizuara për klient përseritës Komisioni: 5.9% – 23%
Kredi për blerje produktesh në pika të autorizuara Komisioni: 0%
Kredi për klientë përseritës (egzistues ) Komisioni: 15.9% -23.9%
Kredia për Makina Komisioni: 3% – 16.9%
Përveç sa më sipër shënohen edhe disa detyrime të tjera për të cilat përgjigjen kredimarrësit. Shikoni disa prej tyre, janë komisione që iu paguhen bankave:
KOMISIONE TË KREDISË
(Institucion financiar jobankar)
Komision i tërheqjes në ATM
Komisioni i tërheqjes është 1.5% për çdo shume që tërhiqet në ATM.
Komisioni i Shtyerjes së datës së pagesës
Komisioni i Shtyrjes së datës së pagesës është 500 Lekë për çdo shtyrje.
Komisioni i njoftimit të Vonesës
Komisioni i Shtyrjes së datës së pagesës është 500 lekë për çdo shtyrje.
Komisione për lëshim vërtetimesh / dokumentacioni
· Vërtetim mbyllje kredie 500 Lek;
· Vërtetim balance kredie 1000 Lek;
· Kopje e Kontratës së Kredisë 1000 Lek;
· Kopje e planit të pagesave (installment table) 500 Lek;
· Ndryshim i kolateralit për Kreditë e Makinave 2000 Lek;
· Bllokim i kolateralit (mjet motorrik) në RBS – 1600 Lek;
· Zhbllokim i kolateralit në RBS – 2000 Lek;
Pa paragjykuar sa më sipër, duhet kuptuar se mikrofinanca dhe bankat kanë modele biznesi të ndryshme. Banka Qendrore iu kërkoi këtyre institucioneve vendosjen e një norme interesi tavan në aktivitetin e tyre. E nisur nga viti 2015, vetëm në 31 dhjetor 2021, Banka e Shqipërisë, i dha fuqi ligjore rregullores që përcakton normën efektive maksimale të interesit për secilën nga kategoritë e kredisë konsumatore dhe intervalet e shumave të disbursuara.
Përcaktimi i një norme interesi tavan në huadhënie është praktikë e përhapur në shumë legjislacione, përfshi disa prej vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Sipas një studimi të Bankës Botërore, të paktën 76 vende të botës aplikojnë norma interesi tavan për kreditë, me qëllim mbrojtjen e interesit të konsumatorëve më të brishtë nga aplikimi i interesave abuzive prej huadhënësve, si dhe uljen e çmimit të huadhënies në ekonomi.
Në Shqipëri, viti 2022 nis me aplikimin e një norme tavan të interesit për kreditë konsumatore në vend. Deri tani këto normat luhateshin nga 170 deri 186 për qind!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




