Kreditimi i biznesit u rrit me 5 % në mars

Gjatë këtij viti, sistemi bankar po vijon të zgjeroj portofolin e kredisë ndaj biznesit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për segmentin e sipërmarrjeve private, kreditimi është rritur me 5% gjatë muajit mars 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Krahasuar me një muaj më parë, portofoli i kredisë për biznesin u rrit me rreth 2 miliardë lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofolit total i kredisë, (individ dhe biznes) shënoi vlerën 610 miliardë lekë, në fund të muajit mars, me një rritje mujore me 2.6 miliardë lekë.
Perspektivat e kreditimit për këtë vit ngelen pozitive, të nxitura nga përmirësimi i pritshëm i ekonomisë reale, shëndeti i mirë financiar i bankave dhe vazhdimi i politikës monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




