Kremlini: Ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në NATO, kërcënim për Moskën

“Aspiratat e vazhdueshme të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n përbëjnë një kërcënim për sigurinë e Rusisë”, kështu u shpreh në një konferencë me gazetarët zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është kërcënimi kryesor për Rusinë, një kërcënim që thekson nevojën urgjente për të pasur garanci për sigurinë dhe interesat tona kombëtare”, tha Peskov.
Në të njëjtën kohë, Kremlini sot minimizoi ndikimin në ekonominë ruse të mos shitjes së gazit natyror në Evropë. Peskov tha se ka shumë vende të tjera që duan të blejnë burime ruse të energjisë.
“Evropa nuk është konsumatori i vetëm i gazit natyror dhe as i vetmi kontinent që ka nevojë për gaz natyror. Ka zona që po zhvillohen me një ritëm shumë më të shpejtë. Ato mund të kompensojnë kërkesën (reduktuar) për gaz (rus) në Evropë”, vuri në dukje ai.
Para se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt, Moska kërkoi garanci ligjërisht të detyrueshme që Ukraina nuk do të pranohej kurrë në NATO.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



