Kreu i PL, Meta: Do të protestojmë deri sa Kuvendit t’i kthehet legjitimiteti

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pranishëm në protestën para Kuvendit, ka deklaruar se opozita dhe qytetarët do të jenë në protesta, deri sa parlamentarizmit t’i kthehet legjitimiteti.

Sipas tij, deputetët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur, përfaqësojnë 750 mijë vota të marra në zgjedhjet e 25 prillit.

“Parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë të paktën 750 mijë vota të certifikuara në 25 prill, pavarësisht nga vjedhja që ka bërë ky regjim”-tha Meta.

Në fjalën e tij, kreu I PL-së, foli për keqpagimin e oficerëve të policisë dhe akuzoi se disa prej tyre takohen me persona që kishin precedentë kriminalë. 

“Policët tanë paguhen më keq në rajon. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë”-shtoi ai. Sipas tij, mazhoranca ka frikë nga fjala e opozitës sepse mësuesit janë më të keqpaguarit në rajon. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme