Kreu i PR, Mediu: Kushtetuta s’është mall i deputetëve

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, parimisht ra dakord me Partinë Demokratike për ndryshimet kushtetuese të kërkuara, por theksoi se me rëndësi është të mendohet mënyra si do të kryhen këto procese. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Legjislacionin, Mediu u shpreh se Kushtetuta nuk është pronë e deputetëve dhe se duhet patur kujdes kur bëhen ndryshime në ligjin themeltar pasi mund të ketë pasoja afatgjata. Ai propozoi që për të bërë ndërhyrjet në Kushtetutë, të përfshihen edhe konstitucionalistë ndërkombëtarë.
“Nuk i heq asnjë presje qëndrimeve të PD, por dua të shpreh qëndrimin tim. Duhet të kuptojmë se cili është roli i deputetëve. Kushtetuta është pronë e qytetarëve, jo mall i deputetëve dhe duhet të konsiderojmë që nuk është një nen në vete dhe ndërhyrjet spontane nuk shërbejnë. Iniciativa e PD e PS kërkojnë një shqyrtim të përbashkët për mënyrën e funksionimit të kushtetutës. Duhet të kemi kujdes që kur fusim duart te ligji themeltar se mund të ketë pasoja afatgjata, se ndodh si me reformën në drejtësi. Në ndërhyrjet në kushtetutë duhet të përfshijmë konsitucionalistë ndërkombëtarë, të krijojmë një asamble kushtetuese që të miratojë ndryshimet kushtetuese një herë e mirë”, tha Mediu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




