Krijmi i shtetit të Palestinës, Borrell: Zgjidhje afatgjatë për konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve!

Botë | 3 vite më parë

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Xhozep Borrell ( Josep Borrell ), tha se komuniteti ndërkombëtar kishte dështuar “politikisht dhe moralisht” për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe se tani është koha të dyfishohen përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete. 

Ai paraqiti një paketë të re propozimesh se si duhet të drejtohet Gaza pas mbarimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. 

Borell tha se është kundër çdo zhvendosjeje të detyruar të palestinezëve nga Gaza, një ripushtimi të përhershëm nga ushtria izraelite, tkurrjes së territorit të Gazës apo rikthimit të territorit nën kontrollin e Hamasit. 

Sipas tij, atje duhet të vendoset “autoriteti palestinez”, që sipas tij, legjitimiteti i të cilit “të përcaktohet dhe vendoset nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.  

Borell tha se vendet arabe duhet të thellojnë angazhimin në mbështetjen e Autoritetit Palestinez dhe Bashkimi Europian duhet të jetë më i angazhuar në rajon, veçanërisht në ndërtimin e shtetit palestinez. 

Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve, Xho Baiden (Joe Biden), i kërkoi Izraelit të mbrojë spitalin Al-Shifa në Gaza, teksa forcat izraelite 
Po bombardojnë ashpër banesat përrreth spitalit. Në objektin al-Shifa, mjekët raportojnë mungesë uji, ushqimi dhe karburanti, me qindra pacientë dhe mbi dy mijë njerëz të zhvendosur.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme