Krimet zgjedhore- SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona

SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë një tjetër aksion në qytetin e Shkodrës, ku janë shoqëruar disa persona të dyshuar për përfshirje në krime zgjedhore.
Sipas burimeve, të dyshuarit janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD). Aksioni ka përfshirë kontrolle fizike dhe të automjeteve, të autorizuara me vendim nga GJKKO.
Veprime të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me policinë vendore, në kuadër të një tjetër hetimi penal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





