Kristiano Ronaldo, “sheiku” i futbollit

Kristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në rruzull. Këto janë të dhënat e revistës së specializuar të shifrave, “Forbes”, që konfirmojnë se sulmuesi i El Nasrit fiton 247 milionë Euro brenda një viti kalendarik. 38-vjeçari është më i paguari nga kontrata e firmosur në fillim të këtij viti në Arabinë Saudite. Kampionati arab është edhe ai që ka shpërblyer më tepër yjet e futbollit botëror, pasi lojtarët nga kjo veprimtari mbizotërojnë në 10 vendet e para.
I dyti është rivali i përjetshëm i portugezit, argjentinasi Lionel Mesi, tashmë tek Interi i Majemit, i cili fiton 128 milionë Euro. Podiumi u plotësua nga Nejmari, që firmosi me El-Hilalin në merkaton e kësaj vere, për të garantuar 106 milionë Euro të ardhura në vit. Njëmbëdhjetë futbollistët me fitime më të mëdha fitojnë 950 milionë Euro përjashtuar këtu taksat. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo është një rritje prej 53 për qind. Në total, njëmbëdhjetë futbollistët më të paguar në botë parashikohet të fitojnë 995 milionë dollarë këtë sezon, me pesë që kalojnë nëntë-shifrorët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




