Kryebashkiaku Erion Veliaj: PD-ja nuk është më ajo e viteve ’90, por është e shantazheve

Kryebashkiaku Erion Veliaj, publikoi një propozim të kreut të PD, Lulzim Basha, gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie, mbi inceneratorin e Tiranës, ku, sipas saj, ka qenë 30 përqind më i kushtueshëm se ai i sotmi. Veliaj ishte në një vizitë në zonën e Sharrës nga ku tha se kostoja e djegies së inceneratorit që kishte propozuar Basha ishte 37 euro për ton, ndërkohë që sot ai është 29 euro për ton. Kryebashkiaku thotë se kjo i kushton qytetarëve shqiptarë 3 mln euro në vit, të cilat, sipas tij, “do shkonin në xhepin e Bashës”.
“Kur kryetar bashkie ishte Basha, i dha ok një plani që propozonte një pagesë 37 eruo për ton mbeturinash. Në vend që të paguajmë 37, ne paguajmë 29 euro për ton. E kemi 30 përqind më të ulët se çfarë kishte propozuar Basha. Do paguante 8 euro më shumë. Në vit 3 mln euro. Ai ka hall se kishte planifikuar që t’i merrte ai ato lekë dhe jo t’i kursenin nga qytetarët shqiptarë. Ai vajton humbjet e tij. Ky ishte plani i Bashës, që ai dhe kunati i tij, në vend që ta bënte 30 përqind më pak, ai e bëri 30 përqind më shumë. PD-ja nuk është më ajo e viteve ’90, por është e shantazheve” – tha Veliaj. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




