Kryemadhi thirrje të rinjve ti bashkohen LSI për të ndryshuar realitetin

Kryetarja e LSI në opozitë, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë të reagojnë kundra realitetit ku jetojnë, ndërsa ka premtuar se partia e saj do të jetë gjithmonë pranë tyre si një mundësi për të ngritur zërin. “Të rinjtë, përkundrazi, duhet të reagojnë dhe mënyrën për të reaguar e kanë shumë të thjeshtë: Të marrin në dorë fatet e tyre! Të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe që të bëhesh sot pjesë e vendimmarrjes, nuk do të thotë të përkrahësh një kryetar partie, por do të thotë që të kesh vizion, të kesh ide dhe t’i realizosh ato!” tha zonja Kryemadhi në një takim me të rinj tek Korpusi i Universitetit të Tiranës.
“LSI-ja do të jetë foltorja juaj, jo vetëm për folur dhe për të ngritur zërin, por do të jetë foltorja juaj për të marrë vendimet tuaja, për t’u përfshirë në vendimmarrje, për t’u përfshirë në hartimin e politikave, për të ndryshuar këtë realitet të hidhur dhe për të ecur përpara” tha zonja Kryemadhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




