Kryeministri armen paralajmëron rrezikun e një grushti shteti

Botë | 6 vite më parë

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan paralajmëroi të enjten për një përpjekje për grusht shteti pasi zyrtarë të lartë ushtarakë bënë thirrje që ai dhe qeveria e tij të jepnin dorëheqjen.

Kërkesat nga Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pasuan lëvizjen e zotit Pashinyan më parë gjatë kësaj jave për të larguar nga detyra zëvendësin e tij.

Pas deklaratës të ushtrisë të enjten zoti Pashianyan shkoi më tej, duke larguar nga detyra Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Onik Gasparyan.

Si kryeministri Pashinyan dhe grupet e opozitës bënë thirrje që mbështetësit e tyre të mblidheshin në kryeqytetin e Armenisë.

Në vend ka pasur protesta ku bëhej thirrje për dorëheqjen e zotit Pashinyan që nga nëntori, kohë kur ai nënshkroi një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund më shumë se gjashtë javësh luftimesh me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani rimori kontrollin mbi pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut dhe zonave përreth.

Nagorno-Karabaku ndodhet brenda territorit të Azerbajxhanit, por për më shumë se 25 vite ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia.

Kryeministri Pashianyan e mbrojti marrëveshjen e paqes si të nevojshme për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të Azerbajxhanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme