Kryeministri Edi Rama, apel naftëtarëve të Ballshit: Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, u bëri të ditur naftëtarëve të Ballshit, se “nuk do të ketë asnjë bashkëbisedim pa u ndalur greva”. Me anë të një shënimi në Twitter, zoti Rama thotë se “ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar”.

“Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, thotë Rama i prerë.

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, shkruan zoti Rama. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme