Kryeministri Edi Rama, niset për në Liban: Të parët do merren katër fëmijë dhe një grua

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, para nisjes për në Liban, tha se të parët do merren katër fëmijë dhe një grua. Operacioni do të vazhdojë në disa faza për të tërhequr të gjitha gratë dhe fëmijët e tyre. Prej dy vitesh ato mbahen në kampin e Al Holit, kamp i kontrolluar nga kurdët, të cilët ishin faktori kryesor në luftën kundër ISIS në terren. Gratë e ish luftëtarëve shqiptarë, që ju bashkua shtetit terrorist të ISIS, ngelen në rrugë dhe historia e tyre u bë e njohur për shkak të historisë së Alvin Berishës. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme