Kryeministri i Britanisë së Madhe do të nderojë “Luaneshat” pas suksesit në “Euro 2025”

Kombëtarja e Anglisë në futboll për femra arriti që të mbronte titullin e fituar tre vite më parë dukë përsëritur suksesin edhe në “Euro 2025” kur mundi në finalen e madhe Spanjën.
Ky sukses në fushë do të vlerësohet nga Anglia pasi “nderime dhe ceremoni të përshtatshme për një sukses të tillë” u ka premtuar protagonisteve në fushë vetë kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer.
Pas triumfit të “Luaneshave” në “Euro 2022”, kapitenia e ekipit Leah Williamson u nderua me titullin “Oficere e Urdhërit e Perandorisë Britanike”, ndërsa Lucy Bronze, Beth Mead dhe Ellen White u nderuan me titullin “Anëtare të Urdhërit të Perandorisë Britanike”.
Deri më tani është mësuar se komisarja teknike Sarina Wiegman, do të nderohet me çmimin “Damë Nderi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




