Kryeministri i Pakistanit i kërkon Facebook-ut të ndalojë përmbajtjen islamofobe

Kryeministri Pakistanit Imran Khan i ka bërë thirrje Facebook që të ndalojë të gjitha “mesazhet e urrejtjes”.
Kryeministri i Pakistanit Imran Khan i ka shkruar një letër Mark Zuckerberg, CEO i Facebook, duke i kërkuar atij të vendosë një ndalim të përmbajtjes Islamofobike.
Khan shkruan se “Islamofobia në rritje” po inkurajonte “urrejtjen, ekstremizmin dhe dhunën … veçanërisht përmes përdorimit të mediave sociale”.
Letra vjen vjen një ditë pasi Khan akuzoi Presidentin Francez Emmanuel Macron për “sulm ndaj Islamit”.
Facebook tashmë ka një politikë të heqjes së gjuhës së urrejtjes në platformat e saj.
Ai e përkufizon gjuhën e urrejtjes si “një sulm të drejtpërdrejtë ndaj njerëzve” bazuar në karakteristikat e mbrojtura duke përfshirë racën, etninë, origjinën kombëtare dhe përkatësinë fetare, përmes “fjalimit të dhunshëm ose dehumanizues” ose “stereotipave të dëmshëm”.
Në letrën e publikuar në Twitter, Khan iu referua një vendimi të fundit nga Facebook për të ndaluar çdo përmbajtje që mohon ose shtrembëron Holokaustin.
Ai bëri thirrje që një politikë e ngjashme të vendoset për komente anti-Islam.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




