Kryeministri Li: Kina dhe Gjermania duhet të bëhen katalizatorë të bashkëpunimit

Botë | 6 vite më parë

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i tha të mërkurës kancelares gjermane Angela Merkel se Kina dhe Gjermania duhet të bëhen katalizatorë të bashkëpunimit të hapur, reciprokisht të dobishëm dhe përfitues gjatë raundit të gjashtë të konsultimeve ndërqeveritare midis Kinës dhe Gjermanisë që u mbajt të mërkurën përmes lidhjes me video.

Duke nënvizuar bashkëpunimin pragmatik midis të dy palëve, kryeministri Li tha se ka pasur arritje të reja gjatë dy viteve të fundit që nga konsultimet e mëparshme ndërqeveritare dypalëshe.

Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Gjermanisë u rrit pavarësisht prirjes rënëse, duke treguar plotësisht potencialin e madh të bashkëpunimit Kinë-Gjermani, tha kryeministri Li.

Si ekonomi të mëdha dhe vende botërore me ndikim, Kina dhe Gjermania mbështesin multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, shtoi ai.

Kina mbetet partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë për të pestin vit radhazi, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë (Destatis), dhe tregtia e importit dhe eksportit të Gjermanisë me Kinën u rrit shumë në muajin shkurt.

Duke folur për mospajtimet midis të dy palëve për disa çështje, Li bëri thirrje të bëhen përpjekje për krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e mëtejshëm të qetë të dialogut dhe bashkëpunimit dhe theksoi respektimin e interesave thelbësore të njëri-tjetrit dhe shqetësimet kryesore.

Nga ana e saj, Merkel tha se bashkëpunimi dypalësh në diplomaci, ekonomi dhe tregti, bujqësinë, shoqëri, siguri ushqimore, zhvillim të qëndrueshëm dhe ndryshimin e klimës ka arritur një gjerësi dhe thellësi të re nën mekanizmin e konsultimit ndërqeveritar.

Kina dhe Gjermania luajnë role të rëndësishme në luftën e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare kundër epidemisë, tha ajo, duke shtuar se Gjermania është e gatshme të promovojë më tej bashkëpunimin me Kinën në prodhimin e vaksinave.

Marrëveshja e investimeve midis Bashkimit Evropian dhe Kinës është transparente dhe reciproke dhe do të sigurojë më shumë garanci për bashkëpunimin tonë ekonomik dhe tregtar, tha ajo.

Duke theksuar partneritetin strategjik gjithëpërfshirës Gjermani-Kinë, ajo vijoi se Gjermania është e gatshme të mbajë dialogun dhe shkëmbimet me Kinën për të rritur më tej mirëkuptimin e ndërsjellë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme