Kryeministri Rama ironizon programin elektoral të PD: Si tramvaji i Tiranës në 2011!

Kryeministri socialist Edi Rama ka reaguar në lidhje me programin që kreu i PD-së Lulzim Basha prezantoi sot për zgjedhjet parlamentare te 25 prillit. Me anë të një statusi në Twitter zoti Rama tha në mënyrë ironike se programi është si tramvaji i Tiranës në 2011. “Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël” Reagimi i kryeministri Rama bazohet në fushatën që kryetari i PD Basha bërë në 2011 premtoi se do të ndërtonte Tramvaj në Tiranë, por ky premtim nuk u realizua.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




