Kryeministri Rama: Janë dy PD, PS nuk negocion me asnjërën

Kryeministri Edi Rama, sot në mbrëmje, pas mbledhjes me kryesinë e Partisë Socialiste, në një deklaratë për mediat, bëri komente për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Zoti Rama, shprehu bindjen se PS pret padyshim një rezultat pozitiv në këto zgjedhje.
“Kemi folur për pozicionin tonë. Patronazhistët janë në terren. Padyshim që do kemi një rezultat pozitiv.”-tha Rama.
Kryeministri foli edhe për zgjatjen e afateve të vetingut. Kreu i qeverisë tha se janë dy PD, dhe se PS nuk negocion me asnjërën.
“Ne kemi zgjatjen e mandatit për një proces të dhimbshëm, i vështirë, proces me pjesët e veta shumë pozitve dhe me elementë problematikë. Proces pastrimi të një llumi të madh në një vend që s’ka pasur drejtësi kurrë si në vendet që i shikojmë me zili. “Arra me mjaltë”, janë dy PD, nuk negociojmë me asnjërën.”-tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




