Kryeministri Rama nxjerr pamjet: Kantieri i mushkërisë së re të Durrësit, shëmbëlltyrë e bukur e Ekoparkut nesër

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit. Teksa sjellë në kujtesë se si ka qenë më parë ku vend, që përdorej si vendgrumbullim i mbetjeve në Durrës, zoti Rama thekson se ky është kantieri i mushkërisë së re të këtij qyteti.“MIRËMËNGJES dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shembëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




