Kryeministri Rama nxjerr videon nga rindërtimi i 300 qendrave shëndetësore: Dolën nga errësira në dritë

Ekonomi | 6 vite më parë
Qendrat Shëndetësore në qarkun e Tiranës të rindërtuara në kuadër të programi të 300 qendrave shëndetësore, janë transformuar rrënjësisht duke ofruar kushte më të mira për qytetarët dhe personelin shëndetësor. Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje sesi kanë qenë këto qendra dhe si janë sot. “Mirëmëngjes dhe me ndryshimin total të qendrave shëndetësore të Tiranës, që kanë dalë nga errësira në dritë me programin tonë të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.
Mjekët, infermierët dhe banorët shprehen të kënaqur me ndryshimin e qendrave shëndetësore. Një banore që merr shërbimin në një prej qendrave shëndetësore të Tiranës shprehet se ka qenë lagështirë, gjithçka ka qenë katastrofë”. Ndërsa një infermiere thekson se nuk ka pasur asgjë, një karrige dhe një shtrat vizite e vetëm kaq.

Në kryeqytet falë programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore janë rindërtuar qendra shëndetësore nr. 10, QSH nr. 6/ Pika “Qyteti i nxënësve”, QSH nr.4, QSH nr.6 në Kombinat, Dispanceria, QSH Bathore nr. 3, QSH nr.1, QSH nr.8, Ambulanca Lanabregas, Qendra Shëndetësore Vorë, Qendra Shëndetësore Rrogozhinë, Qendra Shëndetësore Selitë, Ambaulanca Palaq, Ambulanca Laknas,Ambulanca Arbanë, Ambulanca Fushë-Prezë, QSH Golem, Ambulanca Helmes, Ambulanca Marikaj, Ambulanca Qeha-Shytaj, QSH Paskuqan 1, Qendra Shëndetësore Bërxullë, Ambulanca Picar, QSH Shkozë, Ambulanca Pezë Helmës, QSH Pezë, Ambulamca Gërdec dhe QSH Kashar. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme