Kryeministri Rama pret Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë: Kënaqësi

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri, Edi Rama ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Xholi (Melanie Joly). Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ishte “Kënaqësi të mikprisja sot Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly”.

Ministrja kanadeze ka zhvilluar takime edhe me homologen Olta Xhaçka, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja si edhe atë të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ministrja e jashtme kanadeze vizitoi Shqipërinë si pjesë e turit që po zhvillon në Slloveni dhe Maqedoni e Veriut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme