Rama pret Presidentin e Lituanisë Nausėda, në fokus forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama priti sot në kryeministri Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas njoftimit nga Kryeministria, takimi u fokusua tek forcimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, mbështetja e Lituanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës së Lituanisë në Këshillin e BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027.
Më herët gjatë ditës, Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, u prit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Në këtë takim u theksua vullneti i përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit konkret në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.
Diskutimet u përqendruan tek mbështetja për Kosovën dhe rruga e Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa të dy presidentët konfirmuan se si vende anëtare të NATO-s ndajnë të njëjtin vizion për sigurinë euroatlantike dhe do të vijojnë të kontribuojnë për paqen e stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





