Kryeministri Rama prezanton skuadrën e PS për zgjedhjet e 25 prillit

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në një konferencë për mediat, ku pritet të prezantojë emrat e kandidatëve të PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Fjalën e tij, shefi i qeverisë, e nisi me një falenderim të veçante për Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin, dy emra që nuk do të kandidojnë më për deputete.
“Ne sot do të zyrtarizojmë formacionin e skuadrës tonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Dua të ndaj me publikun disa fjalë mbi objektivat tonë. Ndryshimi është në ADN-në e kësaj partie. Mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve, edhe pse nuk jemi pa të meta, por më të mirë se ne nuk ka. Mbi 1500 të rinj dhe të reja kanë aplikuar tek platforma”, tha Rama në fjalën e tij.
Nuk do jemi i pari në listë
Kryeministri u shpreh se vendet e para të listave në qarqe u janë rezervuar të rinjve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




