Kryeministri Rama publikon pamje nga kantieri i Laçit: Po kryhet transplanti i zëmrës së qytetit

Ekonomi | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook nga kantieri i ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Laçit.

Kryeministri shkruan se këtu po kryhet transplanti i zemrës së qytetit falë bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke për ndërtimin e blloqeve të banimit.

“MIRËMËNGJES dhe me Rilindjen e Laçit, ku po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash me mbështetjen e qeverisë turke, tek blloku tjetër i banesave të reja, rikonstruksioni i banesave ekzistuese, shkollat e reja, spitali i ri, bashkia e re, si edhe infrastruktura e re nëntokësore e qytetit me financim të qeverisë shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme