Kryesia përjashton Gazment Bardhin nga radhët e PD-së

Politikë | 3 vite më parë

Gazment Bardhi nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike. Kryesia e PD-së, në mbledhjen e zhvilluar të hënën në mbrëmje ka vendosur të përjashtojë ish- sekretarin e Përgjithshëm nga rradhët e demokratëve.

“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD-së, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij, si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD-së, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve,” thuhet në vendim.

Kryesia e argumenton vendimin për përjashtim me pretendimin se Bardhi ka punuar kundër aleatëve strategjik të PD-së, duke bashkëpunuar me persona që janë sanksionuar nga SHBA-ja si ‘non grata’.

“Bardhi ka ndjekur një agjendë personale, përmes të cilës ka kërkuar të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si ‘non grata’, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike,” thuhet në vendim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme