Kryetari i PD, Basha: Rama është kopjac i keq, vetëm shan e denigron

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për programin ekonomik të PD-së që e cilësoi “pa bosht dhe shtyllë kurrizore”. Sipas Bashës, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndaj edhe sulmon. Mes të tjerash lideri demokrat tha se Rama është një kopjac i keq sa i takon planit të PD-së.
Këta janë arsye se pse largohen qytetarët, se pse kanë më pak para në xhepat e tyre shqiptarët. Këta janë arsyet se pse varfëria ekstreme është dyfishuar. Këta janë arsyeja se pse kostoja e jetesës është rritur 40 %. Më thoni një premtim që është mbajtur në këto 8 vite. Se kam retorikë, më thoni një prej jush një premtim.
Kur s’ka asnjë bilanc ça pret ti të bëjë?! Të shajë e të denigrojë. Ai planin tonë të punës e sulmon e më pas e kopjon. Është kopjac i keq, se nuk e kupton ndaj. Sulmet ndaj meje kanë ardhur pas prezantimit të planin tonë ekonomi. Pasi është plan konkret pune dhe i jep zgjidhej problemeve të shkaktuara nga Edi Rama. Ça pritet që ai të thotë? Bilanci zero. S’ka program, do më sulmojë mua, ekipin tim dhe planin e punës dhe do të bëjë diversion. Ai është i mbaruar. Në 25 prill është i paketuar, në 25 prill Shqipëria fiton, Edi Rama fiton.”, tha Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




