Kryetari i PD, Lulzim Basha: Rama ka tmerr nga zgjedhjet

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, që u zhvillua ditën e sotme, akuzoi kryeministrin Edi Rama “për vjedhjen e votave”, duke theksuar se “ai nëpër zona ka vënë të besuarit e tij, që nuk i largon dot nga PS-ja”. Sipas Bashës, për vjedhjet e votave në Shijak nuk duhet të akuzohet Vangjush Dako, por Rama, ndërsa për vjedhjet në Dibër nuk duhet të akuzohet Damian Gjiknuri, por përsëri Rama.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka garantuar se vota e anëtarësisë në përzgjedhjen dhe skualifikimet e kandidaturave do të respektohet. Zoti Basha tha se ky është një model i ri dhe provoi që demokratët e mbështetën dhe i kushtuan vëmendje masivisht. Më tej ai theksoi se ky proces do të vlejë edhe si qasje e re e vendimmarrjes qeverisëse nesër kur PD të vijë në pushtet.
”Është puna më e vështirë të krahasosh të prakrahasueshmen. Janë dy modele të ndryshme. Nuk bën zgjedhje në parti. Nuk do të dëgjojë zërin e anëtarësisë së tij. Kjo është arsyeja pse hodhi poshtë listat e hapura. Ai ka tmerr votat e PS. Ai është pakicë brenda PS. Do i linte socialistët të rendisnin kandidaturat. Pasi e ka shtyrë 10 herë Asamblenë për Kryesinë, e shtyu edhe një herë për të mbajtur në listë Vangjush Dakon. Po lëshoi Dakon lëshoi veten. Po lëshove dikë, lëshove veten tënde. Ky është taksirati i PS deri më 25 prill”, deklaroi Basha. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




